Suad Lici ka konfirmuar largimin e tij si administrator i Vllaznia sh.a për mediat duke thënë se arsyet e këij largimi janë personale dhe se ai do të vijojë që të jetë pjesë e pandarë e Vllaznisë pavarësisht pozicionit të ri që mund të ketë në klub. Në fakt burime pranë administratorit të Vllaznisë Lici i cili ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen pranë bordit mbikqyrës të Vllaznia sh.a bëjnë me dije se një prej arsyeve kryesore që e ka çuar në këtë vendimarrje aspak të lehtë për të ka të bëjë me faktin për të hequr përgjegjësinë në ndërtimin e ekipit të Vllaznisë gjatë merkatos.

Aktualisht mbrojtësi brazilian Cassius Vinicius Coelho është larguar pasi rezultoi një dështim edhe pse ishte një futbollist që erdhi me shumë bujë tek Vllaznia. Ky nuk është dështimi i vetëm sepse në të njëjtën rrugë është edhe sulmuesi Chritopher Mandiangu i cili nuk po tregon cilësitë e duhura. Pritshmëritë edhe për këtë futbollist kanë qenë të larta nga drejtuesit e Vllaznisë por në fakt ka ndodhur e kundërta  dhe nuk është çudi nëse edhe me të zgjidhet kontrata e firmosur pasi deri më tani nuk është një futbollist i vlefshëm për kuqeblutë. Këto nuk janë të vetmit lojtarë nga të cilët pritej shumë më shumë pasi ka edhe futbollistë të tjerë të cilët edhe pse kanë firmosur ende pa u ulur mirë nga avioni, nuk kanë treguar ndonjë diferencë të madhe.

Në këtë mënyrë administratori Suad Lici duke qenë se nuk është pyetur për asgjë pothuajse që nga ardhja e sponsorit të ri Alban Xhaferri i cili ka marrë në dorë totalisht drejtimin e Vllaznisë ka vendosur që të japë dorëheqjen për të mos mbajtur në shpinë kostot e sponsorit dhe stafit të tij për atë që mund të ndodh tek Vllaznia duke qenë se situata në klub nuk është e mirë. Kjo është njëra prej arsyeve të rëndësishme ndërsa edhe fakti që Lici është lënë plotësisht në hije nga sponsori i ri por edhe drejtuesit e bashkisë Shkodër ka bërë që të paraqesë dorëheqjen e tij e cila pritet të miratohet nga bordi.

Artikulli paraprakÇËSHTJA E DETIT, RAMA: I DREJTOHEMI HAGËS
Artikulli tjetërNDRYSHON LEJA E QARKULLIMIT, JA ÇFARË THUHET NË URDHRIN E RI TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS. MODELI I RI