MBROJTËSI REFUZON KONTRATËN ME KLUBIN SHKODRAN. Në kohën kur Vllaznia është e hapur dhe në ditët e fundit të merkatos së janarit për afrime ndodh që ta refuzojnë.

Kjo ka ndodhur pikërisht me mbrojtësin kroat Josip Basiç që erdhi në provë një ditë me parë me skuadrën shkodrane. Ai është larguar menjëherë pasi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Në fakt ka ndodhur që lojtarët të largohen menjëherë pasi janë testuar e nuk janë preferuar nga stafi teknik, por me këtë rast është e kundërta. Mbrojtësi nuk ka preferuar të bëjë asnjë bisedë në lidhje me kontratën e tij, çka ka befasuar dhe vetë drejtuesit. Ai është shprehur se u larguar pasi nuk i pëlqeu ambjenti dhe skuadra.Në këtë rast lindin dhe shumë dyshime pse ka ndodhur me të vërtetë një gjë e tillë dhe pse ekipi nuk i pëlqeu lojtarit. Mëgjithatë ditën e parë lojtari u detyrua të priste disa minuta për plotësimin e tij me veshjen e duhur. Vetë futbollisti i cili kishte ardhur për provë nuk kishte fanelën e stërvitje me vehte, çka bëri që drejtuesit të gjendeshin të papërgatitur duke vonuar në gjetjen e bazës materiale. Ky ka qenë i vetmi moment, ndërsa lojtari është larguar. Gjithsesi, ky rast i vlen Vllaznisë që të mësojë nga gabimet dhe të mos e refuzojnë për mos pëlqim ambjenti.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/F3tdosSyXZo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAZILI, RIATDHESOHEN 50 SHQIPTARË NGA VENDET E EUROPËS
Artikulli tjetërVETËVENDOSJE, PROTESTA E RADHËS TË MËRKURËN