“Problemet dhe mosgjetjen e dakordsisë për zgjedhjen e dy prej anëtarëve të bordit për klubin e futbollit Vllaznia e kishte vetë parti demokratike”.

Kështu shprehet anëtari i këshillit bashkiak Mustaf Lici i cili thotë se kushdo që të jenë emrat në mbledhjen e 4 nëntorit për bordin e Vllaznisë më parë të djathtët duhet të gjejnë kompromisin unanim. Për këshilltarin Lici me shumë mundësi emrat për bord nuk do të jenë më të njëjtët qoftë nga e djathta por edhe nga e majta. Gjithsesi shprehet Lici edhe pse kanë dështuar, kjo mbetet në gjykimin e tyre duke qenë se ligjërisht mundet që të kandidojnë sërish. Admir Teli, Mark Laloshi dhe Shpëtim Quku janë emrat që morën votat e mjaftueshme nga këshilli bashkiak për të qenë në bordin e Vllaznisë ndërsa 5-shja të majtëve bashkë me Benjamin Nakon dhe Sytki Muçën nga e djathta nuk u votuan. Këto emra pritet të hidhen sërish në votim në mbledhjen e 4 nëntorit por pyetja është se a do t’i marrin votat e duhura duke arritur që të bindin të gjitha palët?!