Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj ekipit të Besëlidhjes së Lezhës. Të ndodhur në Ulqin, kuqeblutë e drejtuar nga Armando Cungu kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me lezhjanët.

Pjesën e parë e ka fituar Vllaznia me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Maksuti në minutën e 23’, lojtar i ardhur në provë. Pas shumë zëvendësimeve në pjesën e dytë lezhjanët që drejtohen nga trajneri Kreshnik Krepi barazojnë me anë të sulmuesit Dibra, një gol model i realizuar me kokë. Në këtë miqësore Vllaznia kishte në provë Zvoniç nga Bosnja, Kalajziç nga Tivari i Malit të Zi dhe Maksuti nga Maqedonia. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk u shpreh i kënaqur me disa prej lojtarëve ndërsa administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi që ndoqi këtë miqësore bashkë me kreun e bordit Shpëtim Quku dhe drejtorin sportiv Armir Grima siguroi financat edhe për të ardhmen tek Vllaznia.

 

Artikulli paraprakQYTETARË BËHUNI GATI, IKU DIMRI I BUTË TEMPERATURAT NËN ZERO
Artikulli tjetërKREU I KLSH, VIZITË NË SHKODËR TAKOHET ME KRYETAREN E QARKUT