Vllaznia ka humbur mundësinë më të mirë në këtë fund sezoni për të kapur vendin e katërt një renditje.

Shkodranët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 me Luftëtarin. Një Vllazni e lodhur në fushën e lojës që barazon me gjirokastritët në minutën e fundit shtesë. Luftëtari shprehet më mirë në fushën e lojës ndërsa Vllaznia qartazi tregon se nuk është në ditë të mirë. Miqtë rrezikojnë që në 17 sekondat e para. Në minutën e 10 Kalaja ka një mundësi por nuk godet saktë. Është minuta e 29 kur Vllaznia pretendon për një penallti por arbitri vazhdon lojën. Bakaj është i pafat në minutën e 32 teksa ekzekuton bukur një goditje dënimi por pret në mënyrë spektakolare portieri mik.

Vllaznia fiton një penallti në minutën e 33 pas një pengimi në zonë të Tafilit. E merr përsipër Bakaj i cili tregohet i saktë dhe kalon shkodranët në avantazh. Është minuta e 43 kur gjirokastritët pretendojnë për një penallto por vazhdon loja. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë kuqeblutë gabojnë në mbrojtje teksa del i lirë mbrojtësi i Luftëtarit Bayon duke barazuar rezultatin. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në fillim të pjesës së dytë Luftëtari sulmon nga krahët dhe një top që harkohet në zonë kthehet në gol teksa autor është sulmuesi reginaldo. Gjirokastritët janë në avantazh.

Vllaznia nuk luan mirë ndërsa miqtë dominojnë lojën. Trajneri Cungu i jep freski sulmit duke spostuar Shtubinën nga krahu i majtë i mbrojtjes ndërsa aktivizon edhe sulmuesin Hebaj. Ky i fundit nuk ka fatin me vete sepse në 4 tentativa nuk gjen golin e barazimit. Nga ana tjetër Luftëtari me Abazaj nuk shfrytëzon siç duhet mundësitë për golin e tretë. Kur kishin humbur të gjitha shpresat për të barazuar, në një kundërsulm Çinari nxjerr të vetëm Shtubinën i cili i shpëton nderin skuadrës në këtë përballje duke barazuar në 2-2. Një barazim i vuajtur. me këtë barazim Luftëtari vijon të jetë në vendin e katërt me një pikë më shumë ndërsa Vllaznia e pesta. Të hënen shkodranët kanë një tjetër ndeshje të vështirë, transfertën me Laçin.

Artikulli paraprakCUNGU: I MËRZITUR, LUFTËTARI DOMINOI ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërVRAPI: ME PAK FAT EVITONIM BARAZIMIN ME LUFTËTARIN