Në kampin kuqeblu tashmë fokusi është në ndeshjen që do të luajnë në Shkodër ndaj Lushnjës. Ky takim mendohet se do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në datën 15 nëntor por që akoma nuk ka një vendim zyrtarë .

Por skuadra kuqeblu i rikthehet stërvitjes dy herë në ditë sëbashku më stafin teknik këtë të marte pas një dite pushimi mbas humbjes që patën në Korçë pasi tashmë synohet që të shfrytëzohet në maksimum ndërprerja e kampionatit në mënyrë që ekipi të ketë rritje të parametrave të saj sportive dhe të jenë gati për në fazën e dytë.

Por pranë Vllaznisë ndihet mungesa e një sulmuesi edhe pse sipas trajnerit Ernest Gjoka një të tillë e kanë por i nevojitet të rikthehet në formë pas një dëmtimi. Tashmë në këtë takim të rradhës duhet më patjetër të fitohet nga shkodranët edhe pse në ndeshjen e këtij fillim sezoni të kategorisë superiore Vllaznia nuk e pati të vështirë ta mundte ekipin lushnjarë 2-0 . Shpresohet që kësaj rradhe Vllaznia ta marrë rezultatin e dëshiruar pasi ekipi kuqeblu gjendet në vendin e 9 të tabelës së klasifikimi në kuotën e 6 pikëve një më shumë se Lushnja e cila është pozicionuar në vendin e fundit të tabelës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFUNDJAVA SJELL NJË MIQËSORE NDËRMJET SHKODRANËVE
Artikulli tjetërNDRIÇIMI RRUGOR NË QYTETIN E SHKODRËS