
Vllaznia dhe Malisheva kanë dhuruar emocione në 45 minutat e para të sfidës së turit të parë kualifikues të Conference League, me pjesën e parë që është mbyllur në barazim 1-1. Të dy golat erdhën pas goditjeve spektakolare nga distanca.
Mysafirët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4-t me një eurogol me Xhylanin, ndërsa Vllaznia reagoi dhe riktheu baraspeshën me Qaton me një tjetër supergol, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Loro Boriçi”. Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat do të synojnë fitoren në ndeshjen e parë të këtij turi kualifikues.






