Skuadra e Vllaznisë të vetmin objektiv që ka në ndeshjen ndaj Laçit është fitorja. Futbollisti i kuqebluve Herald Marku thotë se laçjanët kanë një ekip të mirë por brenda në shtëpi Vllaznia nuk do e diskutojë fitoren.

Ish-trajneri i Vllaznisë Armando Cungu që sot drejton Laçin nuk i prish asnjë punë shkodranëve thotë futbollisti Marku sepse gjërat në ekip që atëherë kanë ndryshuar dhe ka një filozofi tjetër skuadra.

Vllaznia vjen në përballjen me Laçin pas fitores që siguroi me Flamurtarin dhe tashmë kuqeblutë do të synojnë që të marrin një tjetër tri pikësh për të vijuar këtë ecuri pozitive.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA ELEMINOHET NË KUPË
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KËSHILLIT TË EUROPËS: TRE SHTYLLAT KRYESORE PËR INTEGRIMIN