ZMIJANI: DO TË KËRKOJMË PARAQITJE DINJITOZË, UROJ TË MOS BËJMË GABIME. Vllaznia do të luajë me plot 7 mungesa në formacionin kryesorë për ndeshjen e së shtunës ndaj Kukësit. Skuadra shkodrane, do të ketë një përballje tejet të vështirë, për të cilën kërkohet një paraqitje e mirë. Për vetë situatën e hetimeve dhe akuzat që janë përfolur për një marrëveshje mes këtyre dy ekipeve.

Pikërisht për këtë trajneri Zmijani thekson se skuadra duhet të jetë profesioniste në fushën e lojës. Përsa i përket përgatitjeve skuadra është e qetë pavarësisht se një rezultat pozitiv mund tq qetësonte shumë gjëra. Vllaznia pas humbjes me Skënderbeun do të kërkojë të minimizojë sa më shumë gabimet, e për këtë shpreson dhe vetë trajneri. Takimi Kukës-Vllaznia do të zhvillohet ditën e shtunë, ndërsa me interes pritet performanca e ekipit dhe mënyra se si kuqeblutë do të luajnë përballë këtij kundërshtari që deri tani janë humbur të gjitha përballjet.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/qGdv63KmaoM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMEMA: REFORMA TERRITORIALE E DËSHTUAR
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE, HIDHET SHORTI PËR FAZEN ÇEREKFINALE