RAINERI PRITET TË BËJË DISA NDRYSHIME NË FORMACIONIN KRYESORË. Skaudra e Vllaznisë do të jetë me froca të plota në ndeshjen e së shtunës ndaj Flamurtarit. Trajneri Baldo Raineri nuk do të ketë asnjë mungesë, çka pritet ti japë atij avantazhin e disa lëvizjeve në formacionin kryesorë. I vetmi futbollist që ka shfaqur shqetësime është mbrojtësi Alis Baci por që me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë në Vlorë.

Duke u ndalur tek formacioni dhe lëvizjet e teknikut Italian, siç mësohet ai mund të bëjë disa lëvizje me zhvendosjen e lojtarëve nga pozicionet e tyre të zakonshme. Saktësisht Raineri nuk ndalet as në seancat stërvitore duke mos lënë asgjë të kuptohet. Kjo për arsyen se në shumicën e stërvitjeve, Raineri zhvillon të njëjtin regjim, ndërsa lëvizjet I realizon në bashkëbisedime me futbollistet. Siç u pa dhe nga stërvitja, Raineri është duke menduar një lëvizje të Gocajt, por dhe Tafili mbetet për tu parë se ku do të vendosët. Ndërkohë që në mbrojtje, do të shikohet në qoftëse do të jenë sërish lojtarët të cilët luajtën përballë Tiranës. Për hir të së vërtetës mbrojtja në takimin ndaj bardhebluve nuk bëri shumë gabime, përveç rastit të pësimit të golit që dhe ai nuk erdhi si pasojë e gabimeve trashanike që janë bërë në shumë takime. Ndërsa nga ana e tjetër, problem mbetet sulmi pasi akoma nuk di të gjejë rrugën e rrjetës. Me interes pritet se kush do të ndihmojë Sozën në këtë sfidë, apo ai sërish do të jetë i vetëm. Në mesfushë do të rikthehet Shtubina i cili ndaj Tiranës ka qenë në një gjendje gripale. Ndërsa për Hajdarin akoma nuk ka fituar besimin e trajnerit për tu aktivizuar si titullar. Hajdari sezonin e kaluar ka qenë një titullar i padisktueshëm por në ndeshjet e fundit me ardhjen e Likës dhe aktivizimin e të riut Kalaja, Hajdari ka ngrohur më shumë stolin. Mëgjithatë Raineri, asnjëherë nuk është ndalur tek lëvizjet specifike në formacion, të paktën për media, ndërsa përpara ndeshjes gjithmonë ka bërë disa zhvëndosje. Deri tani, Vllaznia ka 5 humbje radhazi, ndërsa shpresohet që me Flamurtarin të kemi një rezultat pozitiv.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/sK7Db3kRsT0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASHKIA NUK KA INVESTUAR NË KONVIKTE
Artikulli tjetër“KUPA E MBRETIT” BARCELONA DREJT FINALES