Vllaznia fitoi 1-0 me Kastriotin për javën e pestë në Superligë. Pas këtij rezultati, shkodranët janë më të qetë edhe psikologjikisht duke shkuar në “psuhimet” e Kombëtares me një tjetër mentalitet.

Në Shkodër ka ndodhur një ndryshim teknik në stafin e Vllaznisë. Videoanalisti Xhoen Tugu ka lënë klubin, kjo për shkak të studimeve në Spanjë. Tanimë Vllaznia ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Ergi Borshin, ish-lojtarin e Vllaznisë që mbylli karrierën në moshë të re për shkak të një dëmtimi të rëndë. Pjesë e Vllaznisë U-21 si zëvendëstrajner, Borshi ka marrë edhe rolin e ri të videoanalistit në ekipin A./NewsSport/