GABIMET NË MBROJTJE DHE QETËSIA OLIMPIKE E RAINERIT. Ndeshjea mes Vllaznisë dhe Kukësit, e para për vitin 2015 ka sjellë dhe një herë historinë e fazës së kaluar. Lojtarët shkodranë e sidomos reparti i mbrojtjes për të cilin të gjithë u krenuan se pësuan shumë pak gola, bëri gabimet më të papranueshme duke i lënë shumë herë hapësira kundërhstarit për të rrezikuar portën.

Kjo ndodh pikërisht tek ato lojtarë ku pritet akoma më shumë. Ndonse ky repart mbetet një ndër të vetmit më me konstant për Vllazninë, shfai dhe një herë probleme duke kthyer në memorien e të gjithëve pasigurinë që krijuan në shumë takime ku skuadra pësoi humbje. As gjatë kësaj merkatoje, Vllaznia nuk ka bërë asnjë përforcim në mbrojtje, duke treguar besim në aftësitë e lojtarëve mbrojtës, si Beqiri, Sykaj, Gocaj e Baci. Siç u pa nga ndeshja, Sykaj e Beqiri u treguan shumë tëpavendosur dhe me gabime të papranueshme për eksperiencën e tyre. Ndërkohë, një tjetër detaj që bën shumë përshtypej është qetësia olimpike e trajnerit Baldo Raineri në konferencë për shtyp, mdje duke u shprehur se ishte i kënaqur me përformancën e ekipit të tij. Ndryshe ndodhi në fushën e lojës, ku përveç gabimeve në mbrojtje, është Shtubina ai që gaboi nga penalltia dhe në disa raste për shënim, duke u treguar i pasaktë. Trajneri nuk merret me detajet por pranon thjesht kritikat e thekson se nuk ka pse të bëjë ndryshime për ndeshjen e radhës qoftë në kampionat ashtu dhe në Kupë. Gjithsesi, tifozët në stadium u shrpehen të pakënaqur me përformancën ekipit, ku dhe duartrokitën kukësin në shenjë proteste për lojën. Tashmë duhet të shohim se si do të jetë ndeshjen e kupës mes Vllaznisë e Kukësit e cila do të tregojë dhe një herë se kush prej ekipeve do të realizojë suksesin e radhës.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/HKfVt0ChzVs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]