Mbase Vllaznia është e destinuar që edhe këtë sezon të vuaj nga problemet e ndryshme ku përveç mungesës së rezultateve, zëvëndësimit të trainerëve apo mungesa e thekuar e një sulmuesi do të jenë vazhdimisht probleme që spo gjejnë zgjidhje.

Por shqetësuese shfaqet edhe reparti i mbrojtjes tek Vllaznia edhe pse aktualisht skuadra ka të disponueshme pesë të tillë siç janë Gocaj, Marku, Orelesi, Gurishta dhe Pjeshka por ky i fundit në ndeshjen e së shtunës ndaj Flamurtarit nuk do të jetë i disponueshëm për skuadrën për shkak të një ndëmtimi të pësuar disa javë më parë. Ndërkohë ditët e fundit është edhe Antonio Marku i cili ka shfaqur shqetësime duke vërë që vetëm 2 mbrojtës siç janë Olsi Gocaj dhe Ardit Gurishta që të jenë të gatshëm në takimin e rradhës pasi Orelesi dihet që si rol kryesorë është në mesfushë.

Por gjithësesi përsa i përket këtyre mungesave do të vendoset zyrtarisht ditën e premte se cilët nga futbollistët do të mungojnë në takimin e rradhës. Situata duket jo pak problematike pasi duhet theksuar se Orelesi dhe Marku kanë nga tre kartonë të verdhë ku të cilët janë në prag skualifikimi e kjo mund të quhet si një këmbanë alarmi për ekipin pasi nësë edhe ndaj Flamurtarit Orelesi merr edhe një karton të verdhë kjo do ti kushtojë jo pak Vllanzisë dhe trainerit Ernest Gjoka.