
Është mbyllur me rezultatin 3-2 ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, e vlefshme për javën e 18-të të Abissnet Superiore. Skuadra shkodrane ka kaluar në avantazh që në minutat e para të takimit, është kapiteni Bekim Balaj qe shenon qe ne minuten e katert.
Vllaznia shenon edhe golin e dyte ne minuten e 24-të me protagonist perseri kapitenin Bekim Balaj, i cili shndërron ne gol nje penallti te marre nga Mala. Flamurtari shenon ne porten e Vllaznise ne minuten e 43-të. Vetem 25 sekonda nga fillimi i pjeses se dyte i jane dashur Andrej Jagos per te shenuar golin e trete ne porten e Flamurtarit. Flamurtari shenon goli ne dyte ne porten e Vllaznise me autor Bangaly ne minutën e 56.






