Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja e luajtur mes Vllaznisë dhe Egnatias e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 27-të nga Sherif Kallaku. Pjesa e dytë u shoqërua me raste nga të dy skuadrat por pa arritur të finalizohen. Në minutat shtesë të mbylljes së takimit Vllaznia i shpëtoi golit të barazimit pas një pritjeje spektakolare të portierit Phols. Vllaznia arrin të marrë kështu 3 pikë nga kjo përballje.

Artikulli paraprakSHBA PEZULLON PËRPUNIMIN E VIZAVE TË EMIGRANTËVE PËR 75 VENDE, MES TYRE SHQIPËRIA E KOSOVA!
Artikulli tjetërLUFTA E IZRAELIT NË GAZA UL NUMRIN E LINDJEVE ME 41%, NUMËR I LARTË VDEKJESH DHE ABORTESH