Vllaznia ka marrë humbjen e parë në kampionat duke u rikthyer me këmbë në tokë. Kuqeblutë u mundën 4-2 nga Kukësi brenda në shtëpi në përballjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja nisi me një minut heshtje në nder të legjendës së futbollit botëror Maradona që ndërroi jetë. Takimi nis shumë mirë për Vllazninë teksa në minutën e 3 Dunga kalon në avantazh kuqeblutë. Nuk zgjat shumë dhe Kukësi barazon në minutën e 14 me Ibrahimin. Pas 8 minutash kuksianët fitojnë një 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit e Vllaznisë dhe është sërish Ibrahimi që e kthen në gol duke kthyer rezultatin. Kur pritej reagimi i Vllaznisë është Ese që në minutën e 75 një top që vjen nga këndi e kthen në gol duke çuar në 3-1 rezultatin. Vllaznia nuk dorëzohet dhe ngushton diferencën me anë të Hoxhajnë minutën e 86′. Nuk ka shumë kohë dhe Vllaznia sulmon me të gjitha forcat për golin e barazimit por nuk e arrin. Kuksianët përfitojnë nga kundërsulmi duke shënuar golin e katërt me Limaj në fund të lojës duke vulosur në 4-2 fitoren në Shkodër. Kjo humbje nuk lë një shijë të mirë për kuqeblutë që prisnin një rezultat tjetër.

Zëvendës trajneri i Kukësit Hallaçi thtoë se skuadra e tij e meritoi fitoren ndërsa mes ekipeve pretendente për titull kampion lë jashtë Vllazninë.

Ndeshja e radhës për Vllazninë do të jetë ndaj Bylisit sërish në Shkodër nga ku kërkohet një fitore për të rekuperuar sado pak humbjen ndaj Kukësit pretendent.

 

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË AUTOSTRADËN LEZHË – MILOT
Artikulli tjetërTEMPERATURA TË ULËTA GJATË MËNGJESIT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT