Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje pozitive në shtëpi ndaj Universitatea Craiova, duke marrë një barazim 1-1 në takimin e parë të turit të dytë të Conference League.

Goli i ekipit mik do vinte në fundin e pjesës së parë. Universitatea Craiova fiton penallti në minutën e 45-të, pas një ndërhyerje të Juric ndaj Baiaram. Ivan merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe pavarësisht se Zogovic gjen krahun, e ka të pamundur ta presë.

Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa bën ndërrimet e duhura për fraksionin e dytë. Për ta kuptuar diçka të tillë mjaftojnë të shikosh minutat e para. Goli i barazimit erdhi në minutën e 51-të, pas një assisti të Markut ndaj Hoxhajt.

Vllaznia merr zemër dhe rriti presion, por nuk ia doli të marrë për herë të parë epërsinë e takimit. Kualifikimi mbetet i hapur dhe se kush do ia dalë të shkojë në turin e 3-të, do mësohet pas takimit në Rumani.

Artikulli paraprakFESTË E MADHE NË SHKODËR, BARAZON VLLAZNIA
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 22 KORRIK 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT