Në një ndeshje plot emocione të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia ka dalë fituese ndaj rivalit të saj direkt, Dinamos, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Heroi i kuqebluve ishte kapiteni Bekim Balaj, i cili shënoi golin vendimtar që i dha tre pikë të vlefshme skuadrës shkodrane. Atmosfera në “Loro Boriçi” ishte e zjarrtë, me tifozët shkodranë që festuan gjatë pas vërshëllimës përfundimtare, duke përshëndetur ekipin për një tjetër fitore ndaj një kundërshtari të fortë si Dinamo. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ishte shumë i lumtur për këtë fitore, ndërsa nuk harroi të “thumbonte” edhe trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, pasi ky i fundit deklaroi që Dinamo i ka mësuar shkodranët si luhet futboll.

Ndërkohë, lojtari më i mirë i kësaj ndeshje u shpall mbrojtësi Elmando Gjini, i cili foli pas fitores ndaj Dinamos.

Me këtë fitore, Vllaznia forcon pozitat e saj në renditje, teksa vijon të jetë në vendin e parë dhe konfirmon formën e mirë që po kalon në kampionat.

Artikulli paraprak“ARTISTI I SHIJEVE”
Artikulli tjetërBESËLIDHJA MERR NJË TJETËR FITORE ME PESHË