
Vllaznia është rikthyer në krye të renditjes pas një fitoreje të rëndësishme në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë mposhtën Partizanin me rezultatin minimal 1-0, në një përballje të fortë dhe të luftuar nga minuta e parë deri në fund. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lirim Kastrati në minutën e 33-të. Pas ndeshjes, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin e skuadrës.
Në krahun tjetër, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se Vllaznia është ekipi i momentit dhe se kjo humbje nuk përbën dramë për skuadrën e tij.
“Lojtari i Ndeshjes” u shpall Sherif Kallaku, i cili deklaroi se fitorja dhe rikthimi në krye të renditjes janë një kënaqësi e veçantë për të gjithë grupin.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Vllazninë në kampionat, me kuqeblutë që barazohen me pikë me Egnatian dhe konfirmojnë formën e shkëlqyer, duke “fluturuar” drejt kreut të renditjes.






