Vllaznia ka fituar pastër me rezultatin 4-0 në Korçë përballë Skënderbeut. Protagonisti absolut i sfidës për shkodranët ka qenë kapiteni Bekim Balaj që shënoi një tre-golësh, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Esat Mala. Pas fitores, trajneri Thomas Brdariç dhe kapiteni Bekim Balaj ishin shumë të lumtur për këtë trepikësh mjaft të rëndësishëm.
Nga ana tjetër, trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ishte shumë i zhgënjyer me këtë humbje.

Pas këtij suksesi, Vllaznia ngjitet në kuotën e 37-pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit në klasifikim me 16-pikë.

 

Artikulli paraprakINVESTIMET NË NJËSINË E DAJÇIT GJATË 2025
Artikulli tjetërKONKURSI PËR INSTRUMENTISTE TË RINJ