Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka fituar ndaj Teutës në ndeshjen e katërt gjysmëfinale, duke barazuar në 2-2 numrin e tyre dhe duke rihapur tashmë gjithçka sa i takon garës për të siguruar finalen e titullit kampion. Ekipi shkodran e nisi shumë mirë ndeshjen, duke fituar në dy periodat e para.

Megjithatë, me kalimin e minutave, gjërat ndryshuan, me Teutën që përfitoi nga gabimet e vendasve dhe fitoi periodën e tretë. Në fund, Vllaznia ia doli ta mbyllë gjithçka në favor të saj, teksa arriti të fitojë me rezultatin 72-71. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, u shfaq shumë i lumtur për këtë fitore, teksa tha se do të bëjnë çmos që të shkojnë në finale.

Në këtë mënyrë, rezultati i ndeshjeve gjysmëfinale barazohet në 2-2 dhe tashmë për të përcaktuar ekipin finalist që do të luajë ndaj Besëlidhjes, do të jetë takimi i pestë dhe i fundit që do të vendosë gjithçka, me ndeshjen që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Artikulli paraprakKAMPET E REFUGJATËVE, AVANCOJNË PUNIMET
Artikulli tjetërSHTIMI I TURISTËVE SFIDË PËR ZONAT E MBROJTURA