
Vllaznia e mbylli sezonin me një humbje 2-1 ndaj Elbasanit, duke përfunduar kampionatin në vendin e tretë me 31 pikë. Pas një pjese të parë të luftuar, por pa gola, kuqeblutë kaluan në avantazh në minutën e 48-të me kapitenin Bekim Balaj, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha shpresë skuadrës shkodrane. Megjithatë, reagimi i Elbasanit ishte i menjëhershëm, me Lajthinë që barazoi rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Në minutën e 64-t, Ibrahim realizoi golin që vulosi fitoren 2-1 për verdheblutë. Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Vllaznia nuk arriti të shmangte humbjen në ndeshjen e fundit të sezonit. Në emër të stafit, zëvendës trajneri i Vllaznisë Ergi Borshi i kërkoi falje tifozëve kuqeblu për këtë paraqitje të dobët në Final Four me 3 humbje dhe për faktin që shkodranët nuk dolën kampion.
Nga ana tjetër, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç u shpreh shumë i kënaqur që e mbylli sezonin me fitore.
Vllaznia e mbyll kampionatin në vendin e tretë me 31 pikë.






