Pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër është zhvilluar ndeshja e Vllaznia – Erzeni në volejboll për meshkuj. Kjo ndeshje kryesisht është dominuar nga ekipi mik ku në përfundim rezultati ishte 1-3.

Djemt e trajnerit Mikopula u treguan jo shumë rezistent ndaj ekipit të Erzenit ku për hir të së vërtetës u treguan mjaft të vendosur për të marrë fitoren në këtë ndeshje. Në setin e parë ndeshja është mbyllur në rezultatin 24-26, në të dytin 22-25 në të tretin është ekipi shkodran që kalon në avantazh 25-22 duke bërë që të shpresohej për një ndryshim rezultatit por është Erzeni që sërisht në setin e fundit kryeson me 17-25 e ku tashmë fitorja është e siguruar për për ekipin mik.

Edhe ekipi shkodran e ka nisur mjaft mirë startin e këtij kampionati duket se ndeshjet e rradhës dhe përballjet e tyre nuk kanë qënë fare të thjeshta ku ekipi i Erzenit u rezultoi kockë e fortë ku trajneri i Erzenit Arben Sako kishte përfshirë në skaudër lojatrë cilësorë e në këtë sezon të ri, synimin i tyre është për ta rikthyer ekipin në nivelet e dikurshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJOKA: KJO NDESHJE E PARË MJAFT EMOCIONUESE
Artikulli tjetër“TAHIRI KRIMINEL”, BASHA AKUZA TË FORTA RAMËS