Vllaznia në volejboll ka zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” edhe ndeshjen e javës së gjashtë e prapambetur. Një ndeshje mjaft e lehte ka qënë kjo për ekipin shkodran të cilët si kundërshtarë kishin e ekipin Farka Volej takim ky që u mbyll me rezultatin 3-0 për Vllazninë.

Në setin e parë rezultati ka qënë 25-20 ku vërehet dominimi i voljebollistëve shkodranë duke vijuar në setin e dytë i cili u mbyll me 25-17 dhe në të tretin 25-21. Volejbollistët e Ardian Mikopula kanë zhilluar një lojë mjaft intensive ku janë aktivizuar më shumë lojatët të rinj dhe jo titullarët. Në këtë fitore mjaft të thjeshtë për Vllazninë ka ndikuar edhe fakti se Farka Volej është një ekip i ri.

Tashmë për ekipin e Vllaznisë pasi mbyllën edhe javën e gjahstë të kampionatit fokusi është në ndeshjen e rradhës në ndeshjne më Tiranën e cila është mjaft e rëndësishmë sepse pas kësaj ndeshjeje do të përcaktohen edhe katë ekipet që do të kryesojnë në këtë kampionat ku për momentin Vllaznia volje renditet në kuoët e 9 pikëve në vendin e katërt.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFSHF DËNOHET PËR SFIDËN NDAJ ITALISË NGA FIFA
Artikulli tjetërSMAJLI: SOLIDARIZOHEMI ME GREVËN E PUNONJËSVE!