Vllaznia ka arritur një fitore edhe në javën e 7-të të kampionatit. Shkodranët janë të vetëm në vend të parë me 16 pikë. Kuqeblutë fituan takimin e radhës në transfertë me Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Të tre golat e fitores për Vllazninë janë shënuar në pjesën e parë në përballjen që u luajt në Kamëz mes dy ekipeve. Është Dunga ai që shënon që në minutën e parë të lojës për Vllazninë duke i dhënë avantazhin kuqebluve. Me këtë gol që në minutën e parë shkodranët motivohen edhe më shumë ndërsa Kastrioti duket sikur dorëzohet që herët.

Është minuta e 18 kur këtë radhë është sulmuesi Dilaver ai që realizon golin e dytë duke sjellë qetësinë për ekipin e tij ndërsa Kastrioti duket se mbyll llogaritë herët në këtë sfidë ku priste diçka më shumë. Pjesa e parë ka kohë edhe për një gol tjetër. Kësaj here është edhe sulmuesi Imeri që realizon golin e parë të tij në kampionat dhe të tretin për Vllazninë në këtë takim në transfertë. Kjo fitore bën qe Vllaznia të vijojë kryesimin në tabelen e rënditjes pas 7 javëvë të para të kampionatit.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje nuk ka shumë histori. Vllaznia mundohet që të administrojë lojën dhe avantazhin e tre golave që në pjesën e parë. Kastrioti nga ana tjetër mundohet që të reagojë por e ka të vështirë dhe duket sikur pajtohet me këtë humbje. Në fakt pritej një përballje më e fortë mes këtyre dy skuadrave duke qenë se edhe Kastrioti i ka bërë një nisje të mirë kampionatit por për Vllaznine rezultoi më e lehtë kjo fitore me 3 gola të shënuar.

Artikulli paraprakTË RINJTË DHE SHOQËRIA CIVILE PROTESTË PARA MINISTRISË SË BRENDSHME: S’KA ZOT QË NA NDAL SOT, LE TË NA VRASIN!
Artikulli tjetërZEMËRIM PËR VRASJEN E KLODIAN RASHËS, PROTESTUESIT TENTOJNË TË RRËZOJNË PEMËN E KRISHTLINDJES PARA KRYEMINISTRISË