Në finalen e Federatës Shqiptare të Vollejbollit Vllanzia është ndeshur me skuadrën e Farka Volej ndeshje kjo e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë.

Ashtu siç pritej volejbollistët e Vllaznis kanë arritur të trimfojnë në këtë përballje me rezultatin 3-1. Seti I parë I kësaj ndeshjeje është mbyllur me kryesimin e shkodranëve në kuotën e pikëve 25-18 ku edhe seti I dytë ishte me shifra të thella 25-14. Ishte seti I tretë ku u mendua se Vllaznia u mund nga Farka Volej dhe kjo ndeshje do të merrte një rrejdhë tjetër pasi kuota e pikëve të këtij seti ishte 25-23 në favor të skuadrës kundërshtare.

Janë sërisht djemt shodran që luftojnë fort në setin e katërt të cilët arrijnë në shifrat 25-22 ku edhe vuloset fitorja e skuadrës së Vllaznis në rezultatin 3-1 të kampionëve në fuqi të vendit.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Partizani ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Studentit dhe në këtë mënyrë, në finale të Kupës do të ndeshen Vllaznia dhe Partizani. Djemtë e trajnerit Adrian Mikopli sigurisht që do të kërkojnë fitoren edhe në këtë ndeshje në mënyrë që të bëjnë të tyrin edhe këtë trofe.