Është mbyllur me rezultatin 0-2 ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë e luajtur në stadiumin “Air Albania”. Në minutën e 30-të Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë pas rrëzimit në zonë të Bismark pas një përplasje me Teikseira, e cila kthehet në gol nga kapiteni Balaj. Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë. Pas mbylljes së pjesës së parë pati vonesa në nisjën e së dytës për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike si pasojë e një problemi në zonën rrotull stadiumit “Air Albania”. Në minutën e 85-të tjetër zbritje e shpejtë e shkodranëve, e cila këtë radhë finalizohet në mënyrë perfekte nga Kallaku. Trajneri Edi Martini nuk u përmbajt aspak, pas golit të dytë të Vllaznisë ndaj Dinamos duke u ndërshkuar me karton të kuq. Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË DINAMO-VLLAZNIA, 0-1 NË FAVOR TË VLLAZNISË
Artikulli tjetërVON DER LEYEN: RESPEKTI PËR SOVRANITETIN E GROENLANDËS DHE DANIMARKËS ËSHTË…