Të shtunën Vllaznia ka zhvilluar edhe ndeshjen miqësore me ekipin e Vllaznia B kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0 për ekipin e dytë shkodranë por pavarësisht kësaj për të dy trajnerët e ekipeve kjo ndeshje u ka shërbyer për të parë gjendjen e skuadrave apo gjetjen e ndonjë elementi të ri. Ndërkohë ekipi i Vllaznisë po zhvillon dy seance stërvitore në ditë për të arritur përgatitjen e duhur fizike të lojtarëve.

Gjithësesi në ndeshjen që Vllanzia ka të mërkurën ndaj Lushnjes ekziston mundësia që në ekip të ketë disa mungesa si Olsi Gocaj, Florind Bardulla dhe Ardit Krymi. Këta tre futbollistë mund të mos jenë pjesë e formacionit për ndeshjen e ardhshme për shkak të dëmtimeve të pësuara apo gjendjet gripale të tyre. Por pavarësisht kësaj mbetet akoma enigëm se ku do të luhet ndeshja e Vllaznisë me Lushnjen pasi në stadiumin “Loro Boriçi” nuk do të zhvillohet për arsye se rehabilitimi i fushës akoma nuk ka përfunuar plotësisht.

Edhe nga FSHF akoma nuk ka një vendim se ku do të zhvillohet pasi Klubi i Vllaznisë nuk ka pranuar që kjo ndeshje të mbahej në stadiumin e Lushnjes njësoj siç ndodhi me ndeshjen ndaj Skënderbeut ku shkodranët u detyruan të ushëtonin drejtë Korçës. Në lidhje me këtë ndeshje janë dy stadiumet, ku mund të mbahet përballja e rradhës si, stadiumet e Kukësit dhe Krujës të cilët janë të lirë në mesjavë. Nuk dihet nëse ku do të zhvillohet kjo ndeshje por ekziston edhe mundësia që ekipi shkodran mund ti dërgojë një letër zyrtare FSHF-së për ti kërkuar shtyrjen e ndeshjes deri në javën tjetër ku edhe stadiumi “Loro Boriçi” mendohet se do të jetë gati.

Artikulli paraprakVLLAZNIA HUMB NË MINUTAT E FUNDIT ME TIRANËN
Artikulli tjetërFOTOT NE CELULAR ÇOJNE SHQIPTARIN NË PRANGA