Është mbyllur me rezultatin 3-1 , klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e vlefshme për javën e 26-të të Abissnet Superiore. Të parët kaluan në avantazh bardh e blutë me anë të golit të shënuar në minutën e 25-të nga Xhixha. Por pak minuta më vonë në të 31-tën minutë Vllaznia barazon shifrat me anë të golit të shënuar nga Bismark me kokë, duke mbyllur kështu 45 minutat e para me barazimin 1-1.

Vetëm 3 minuta nga nisja e pjesës së dytë Vllaznia kalon në avantazh falë autogolit të shënuar nga Kortez. Në minute e 68-të akordohet penallti për Vllazninë. Depërtim në zonë i Malës i cili ndalet në mënyrë të parregullt nga Halili dhe për gjyqtarin Lata nuk ka dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë mes protestave të bardhebluve që pretendojnë një prekje topi me dorë të Kallakut gjatë aksionit por Balaj shënon golin e tretë për shkodranët nga pika e bardhë e penallties.

Vllaznia ndodhet kështu në vendin e parë me 51 pikë.

Artikulli paraprakMBYLLET 1-1 PJESA E PARË E KLASIKES VLLAZNIA-TIRANA
Artikulli tjetërNESËR PROTESTA E OPOZITËS, AMBASADA AMERIKANE U BËN THIRRJE QYTETARËVE TË SAJ