Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja e luajtur në Elbasan mes Vllaznisë dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 15-të  të Abissnet Superiore. Që në minutën e 27-të Vllaznia ka luajtur me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Elmando Gjini eshte ndeshkuar me karton te kuq. Në pjesën e dytë në minutën e 49-të të takimit Lorik Ksague kalon ne avantazh Elbasanin. Në të 79-tën minutë traversa i mohon golin Kallakut, pas ekzekutimit thuajse perfekt të një goditje dënimi ballore. Pavarësisht rasteve Vllaznia nuk arriti të barazonte rezultatin duke e mbyllur ndeshjen në 1-0. Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 25 pikë në total .

Artikulli paraprakVON DER LEYEN: SA MË SHUMË QË PUTIN TË VAZHDOJË LUFTËN, AQ MË TË LARTA DO TË JENË KOSTOT PËR RUSINË
Artikulli tjetërPRESIDENTI I HUNGARISË VIZITË NË KOSOVË, OSMANI: MBËSHTETJA PËR …