SKUADRA SYNON KTHESEN NË NDESHJEN E KUPËS .Të mërkuren Vllaznia do të udhëtojë drejt Krujës për ndeshjen e radhës në turin e Kupës së Shqipërisë.

Skuadra shkodrane, pas një kualifikimi të vështirë ndaj Mamurrasit, kërkon që të bëjë kthesen e shumë pritur. 6 humbje radhazi kanë kuqeblutë. Prandaj dhe ndeshja me Kastriotin, është e një tjetër rëndësie pasi pritet që ti mundësojë asaj të gjejë rrugën e fitores pas shumë dështimeve radhazi. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri pritet të aktivizojë formacionin me të mirë. Arsyeja e një përqëndrimi maksimal ka të bëjë me faktin, se ekipi vjen pas shumë dështimesh që natyrisht kanë sjellë frikën e madhe, se mund të humbet çdo përballje. E vetmja rrugë që skuadra shkodrane të mund të bëjë një paraqitje të mirë, do të jetë ajo e Kupës së Shqipërisë, pasi në kampionat, është mëse e qartë se objektivi madhorë është mbijetesa. Duke u ndalur tek ndeshja, Vllaznia ka realizuar përgatitjet e fundit në Shkodër dhe me interes pritet ajo që do të tregojë në fushën e lojës, ndaj Kastriotit. Fitorja në Krujë jo vetëm që do ti lehtësonte punë kuqebluve për kualifikim të metjeshëm. Por ajo do të rriste moralin e të gjithë lojtarëve, për shkak se në fundjavë, skuadra do të luajë ndaj Tiranës. Do të jetë një ndeshje në transfertë dhe fitorja në Krujë rrit shpresën e besimin tek lojtarët. Nga ana e tjetër, përsa i përket të ardhmes së skuadrës dhe lëvizjeve në stafin drejtues, apo në Këshillin Bashkiak, deri tani nuk ka asgjë konkrete, duke bërë që Vllaznia të mbetet sërish në mëshirë të fatit. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/YlUDGp-fndk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE, SONTË RIKTHEHEN EMOCIONET
Artikulli tjetërMBLIDHET KRYESIA E PD NË SHKODËR