Atëherë kur mendohej se Vllaznia pak nga pak po i largohej zonës së ftohtë të klasifikimit hijet e saj i afrohen sërish pas humbjes së pësuar në takimin në Kukës. Traineri Gjoka përpara kësaj sfide u shpreh se ndaj kampionëve në fuqi do e kënaqte çdo gjë përveç humbjes por kuqeblutë nuk ja arritën që ti bënin ballë Kukësit dhe pësuan dy gola në secilën pjesë të këtij takimi.

Por përveç shijes së hidhur që la kjo ndeshje problemet janë mjaft prezente tek skuadra kuqeblu pasi në sfidën e rradhë Vllaznia do të presë në shtëpi kryesuesen e tabelës së klasifikimit Skënderbeun.

Në këtë përballje shkodranët do të kenë jo pak mungesa duke nisur nga sulmuesi Xhevahir Sukaj i cili mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Kukësit të cilin e skualifikoi automatikisht për në ndeshjen ndaj korçarëve.

Ndërkohë mungesat e rradhës do të jenë edhe i Olsi Gocaj dhe ergis Mersini të cilët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhe. Një tjetër mungesë e rëndësishme për teknikun Gjoka dhe Vllazninë do të jetë edhe Renato Malota i cili akoma nuk dihet saktësisht se kur do të kthehet e të jetë në dispozicion të skuadrës kuqeblu me kontributin e tij.

Kështu traineri Ernest Gjoka do të ketë në dispozicion disa ditë për të punuar me Andi Ribaj për në vijën e parë të sulmit për takimin e rradhës. Gjatë kësaj periudhe mendohet që Erjon Vucaj dhe Ardit Krymi do të jenë i gatshmë.

Por në ndeshjen e së mërkurës së ardhshme në “Loro Boriçi” sa i përket mungesave të rëndësishme si edhe dëmtimeve nuk do të jetë vetëm Vllaznia pasi edhe tek Skënderbeu të paktën deri më tani bëhet e ditur se do të kenë një mungesë tepër të rëndësishme siç është ajo e portierit Orges Shehi.

Kapiteni i skuadrës korçare do t’i mungojë ekipit minimialisht në katërt ndeshjet e radhës e ndoshta edhe më shumë. Në vendin e tij do të jetë Olsi Teqja i cili do te mbroje porten e Skenderbeut në ndeshjen ndaj Vllaznisë që luhet javën e ardhshme.

 

Artikulli paraprakNJË TJETËR FITORE PËR TË RINJTË E VLLAZNIA BASKET
Artikulli tjetërDAJÇ, ARGJINATURAT RUHEN NATËN!