
Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në përballjen ndaj Dinamos, me sfidën që u mbyll 0-0.
Një ndeshje e balancuar, me pak raste të pastra shënimi dhe me mbrojtjet që dominuan ndaj reparteve sulmuese. Të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin, por pa konkretizim në zonën finale. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, theksoi se ndihet i keqardhur për barazimin përballë Dinamos.
Tashmë, Vllaznia ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe ruan kreun e renditjes, teksa po aq pikë ka edhe Elbasani.






