
Paraditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar ndeshja finale në kampionatin kombëtarë në basketboll për të reja.
Vllaznia në këtë takim kishte si kundërshtare skuadrën The Roses ku vajzat shkodrane kanë dominuar këtë takim duke e fituar atë me rezultatin 88-51.
Pas përfundimit të këtij takimi nga ku shkodranet u shpallën edhe fituese të titullit kampion trajnerja e ekipit Xhuli Shestani shumë e lumtur për këtë arritje u shpreh.
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për të reja gjatë këtij kampionati kombëtarë ka arritur të marrë 14 fitore në 14 ndeshje duke e merituar edhe titullin kampione për këtë sezon.


