40 sekonda. Kaq i kanë mjaftuar Vllaznisë për të marrë epërsinë ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin shqiptar.

Në Shkodër të gjithë festojnë pas golit të Ardit Hoxhaj, i cili gjeti mjaft mirë portën.

Në minutën e 24-të, krutanët provojnë të reagojnë dhe e bëjnë diçka të tillë me Grecën. Gjithsesi, goditja e tij me kokë del jashtë. Me interes pritet pjesa e dytë (1-0 Pjesa e parë).