
Si çdo të hënë në ekranin e Star Plus vjen emisioni sportiv “Star Sport”. Barazimi i fundit i Vllaznisë ndaj Dinamos ishte ajo që mori më shumë vëmendje gjatë këtij emisioni. Të ftuar në studio ishin Samuel Nikaj, Auron Miloti dhe Amarildo Belisha.
Në këtë emision u diskutua edhe për boksin, ku në lidhje direkte ishte boksieri i njohur Nelson Hysa, i cili foli rreth suksesit të tij më të fundit.
Emisioni “Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.