Si çdo të hënë në ekranin e Star Plus vjen emisioni sportiv “Star Sport”. Barazimi i fundit i Vllaznisë ndaj Elbasanit ishte ajo që mori më shumë vëmendje gjatë këtij emisioni, por edhe ndeshja që do të kenë për Kupën e Shqipërisë këto dy ekipe. Në lidhje direkte gjatë këtij emisioni ishte Rudi Vata, i cili tha hapur se futbolli në Shqipëri është i paracaktuar.
Ndërkohë, të ftuarit në studio u shprehën optimistë për një kualifikim të Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Emisioni “Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakPËRMIRËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E 7-VJEÇARES
Artikulli tjetërVDEKJA E 3-VJEÇARIT NË SHKODËR, PROKURORIA KËRKON HETIME PËR NEGLIZHENCË MJEKËSORE DHE VEPRIMET E PRINDËRVE