Klubi i futbollit të femrave Vllaznia ka prezantuar sot lojtaret e reja të afruara gjatë markatos së verës. 7 lojtaret e reja vijën një pjesë nga Kosova si dhe Amerika. Presidenti Vllaznisë ne futboll per femra, Lazër Matija thekson se lojtaret e afruara janë mjaft cilësore dhe do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin.

Përforcimi i ekipit me blerje të reja ka qënë më se i nevojshëm thekson presidenti Matija.
Presidenti Matija shprehet se tani që ekipi është formuar qëllimin kryesorë ka Ligën e kampionëve.

Qendresa Krasniqi, Gresa Berisha, Lumbardha Misini janë 3 lojtaret që vijnë nga Kosova ndërkohë që Jula Ann Sattler, Anna James Buhigas, Melissa Alison Garcia dhe Brooklyn Ada Tidder janë lojtaret e ardhura nga disa vende të ndryshme të botës.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ANIFEST ROZAFA” BËHET GATI PËR EDICIONIN E 12-të
Artikulli tjetërLOJTARET E REJA, GATI PËR T’I DHËNË FITOREN VLLAZNISË