Vllaznia pas ndeshjes së fundit në Tiranë ndaj Partizanit ka mbyllur kështu edhe vitin 2017 me rezultate aspak të kënaqshme.Humbjet e njëpasnjëshme, dëmtimet e lojtarëve dhe pozicionimi aspak komod në tabelën e klasifikimit e bën skuadrën kuqeblu që gjatë gjithë kohës të jetë pak e besueshme për një ringritje dhe largimi nga zona e ftohtë.
Pas 16 ndeshjesh të zhvilluara në kategorinë superiore Vllanzia ka grumbulluar vetëm 15 pikë ku me po kaq pikë renditet edhe Teuta e Durrësit në vendin e 7 e mesa duket do vazhdojnë të rivalizojnë njëra-tjetrën. Pavarësisht se ndeshja me Partizanin ishte e fundit për këtë sezon Vllaznia do i rikthehet sërish stërvitjes nga data 26-30 dhejtor duke synuar që të arrijnë një përgatitje më të mirë fizike të lojtarëve e të jenë më të përgatitur për ndeshjet e ardhshme.
Më pas do ketë disa ditë pushim për tu rikthyer me datë 3 janar ku si shumë ekipe të tjera edhe Vllaznia do të zhvillojë fazën përgatitore e cilamendohet se do të zhvillohet në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi. Kështu merr fund edhe një nga dilemat se ku dhe kur do të zhvillonin fazën përgatitore skuadra kuqeblu.
Ekipi i Vllaznisë do të qëndrojë për rreth dy javë në Ulqin ku gjatë kësaj përiudhe do të synohet të gjehen mundësitë për të zhvilluar ndeshje miqësore për të testuar ecurinë e kësaj faze përgatitore të shkodranëve. Pavarësisht se gjatë muajit janar deri në fillimin e sezonit të ardhshëm fokusi do të jetë në merkaton ku shumë emra janë përmendur si afrime tek Vllaznia por që nuk përjashtohen edhe largimet brënda skuadre.