Vetëm tre ditë para përballjes me Dinamon, Vllaznia po përballet me një tjetër situatë të tensionuar, që vë në pikëpyetje edhe përgatitjet për ndeshjen e radhës. Kuqeblutë nuk kanë zhvilluar stërvitjen e sotme të parashikuar në fushën sportive “Reshit Rusi”, pasi lojtarët nuk janë paraqitur në fushë. Në ambientet e fushës së stërvitjes kanë qenë vetëm trajnerët, të cilët kanë pritur futbollistët, por më pas janë larguar pasi kanë mësuar se skuadra nuk do të dilte në fushë. Sipas burimeve pranë skuadrës, lojtarët kanë marrë vendimin për të mos zhvilluar stërvitjen, në shenjë pakënaqësie për situatën e krijuar sa i takon pagave të prapambetura dhe pasi deri në këto momente nuk kanë marrë një zgjidhje.

Kjo situatë vjen në një moment delikat për Vllazninë, e cila duhet të përgatitet për një ndeshje të rëndësishme ndaj Dinamos. Mungesa e stërvitjes, vetëm pak ditë para sfidës, shton pasigurinë rreth skuadrës dhe përgatitjeve të saj. Tashmë vëmendja është te hapat që do të ndërmerren në orët në vijim. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit dhe futbollistët do të gjejnë një marrëveshje për të zhbllokuar situatën dhe nëse kuqeblutë do të rikthehen në stërvitje përpara përballjes me Dinamon.

Maringlen ZHIVANI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKURBIN, GJENDET NJË TRUP I DEKOMPOZUAR, DYSHOHET SE I PËRKET NJË SHTETASI FRANCEZ
Artikulli tjetërEKSKLUZIVE / ALBAN HASANI EMËROHET DREJTORI I RI TEKNIK I VLLAZNISË