
Vllaznia nuk ka arritur të reagojë as në javën e pestë të kampionatit, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 në “Loro Boriçi” nga Teuta. Kuqeblutë e nisën ndeshjen me synimin për të marrë fitoren e parë, por e patën të vështirë të krijonin raste të rrezikshme, ndërsa Teuta u shfaq më konkrete. Durrsakët arritën të kalojnë në avantazh dhe në pjesën e dytë shfrytëzuan një tjetër moment për të shënuar golin e dytë. Vllaznia provoi të reagojë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës, duke dalë edhe një herë tjetër pa pikë. Pas kësaj disfate të rradhës, zv/trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, duke analizuar këtë përballje, u shfaq tepër i mërzitur.
Nga ana tjetër, trajneri i Teutës, Edlir Tetova, theksoi se ekipi i tij bëri gjithçka siç
Pas pesë javësh, Vllaznia mbetet pa fitore dhe numëron vetëm dy pikë, një start që e ka futur skuadrën në një krizë të thellë sportive dhe ka rritur ndjeshëm presionin në Shkodër.


