PRITEN DISKUTIME TË SHUMTA, KUQEBLUTË DUAN 23 MLN LEKË. Asnjë zhvillim të ri nuk ka tek Vllaznia, përsa i përket situatës administrative.

Bordi drejtues, ndonne paralajmëroi mbledhje e analiza nuk u takua kjo për shkak se ai ka zbatuar në mënyrë ligjore detyrimet e tij. Pra bordi nuk ka të drejtë të merret me shkarkime apo emërime të stafit teknik dhe nuk kanë arsye pse të realizojnë një takim. Tashmë dihet që çdo gjë është në dorë të presidentit të klubit dhe njëkohësisht kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka i cili nuk ka ndërmend të largojë trajnerin. Por situata tashmë dihet pse është duke u lënë e qetë dhe pa traziara. Ditën e mërkurë do të mblidhet Këshilli i Bashkisë së Shkodrës. Natyrisht kjo mbledhje nuk do të jetë si gjithë të tjerat. Kjo për arsyen se priten reagime shumë të mëdha sidomos për Vllazninë. Anëtarët e bordit drejtues, konkretisht Luan Heta dhe Edip Shiroka pritet të mbajnë një qëndrim përpara këshilltarëve dhe publikut. Po ashtu Erogen Vaso ka paralajmëruar se do të flasë më shumë detaje në mbledhjen e këshillit. Priten dhe nga këshilltarë të tjerë të ketë prononcime të drejtpërdrejta për ekipin me akuza e kundër akuza. Sigurisht dhe drejtuesit të gjendur përballë kësaj situate nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret dhe do të presin miratimin e vlerës prej 23 mln lekë të cilat kanë kërkuar për përballimin e kësaj faze të sezonit futbollistik. Sigurisht që priten të dalin dhe fakte përsa i përket akuzave të ngritura për trukime apo marrëveshje ose në të kundërt çdo gjë do të mbetet thjesht në kuadrin e aludimeve dhe fjalëve të cilat asnjëherë nuk vërtetohen.

[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/6-Mctb0Ok_Q?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]