Skuadra e Vllaznisë pas firmosjes me mbrojtësin Endri Vrapi vazhdon që të jetë në kërkim për të marrë të tjerë futbollistë në këtë merkato të janarit.

Ekipit në Ulqin i është bashkuar një sulmues boshnjak. Bëhet fjalë për Damir Rovçanin, 27 vjeç. E ka nisur futbollin e luajtur në shtetin e tij në Bosnje Hercgovinë duke provuar disa skudra të ndryshme atje. Sulmuesi boshnjak para afro 3 vitesh ka qenë pjesë e Laçit por atje nuk ka vijuar shumë gjatë dhe është larguar. Rovçanin do të testohet nga trajneri Armando Cungu dhe pjesa tjetër e stafit për ta parë nëse është i vlefshëm apo jo për sulmin e Vllaznisë. Kuqeblutë pas largimit të të gjithë sulmuesve të huaj kërkojnë që të gjejnë edhe një tjetër për të formuar dyshen sulmuese bashkë me të riun Çinari që po zhvillon një sezon të mirë duke shënuar edhe gola të rëndësishëm. Këto ditë është përfolur edhe emri i tiranasit Mario Morina që luan gjithashtu në sulm. Ish-futbollisti i Tiranës ka shfaqur dëshirën për të ardhur tek Vllaznia por deri tani ende nuk ka asgjë. Drejtuesit e Vllaznisë po mendohet mirë në mënyrë që të mos gabojnë ashtu siç ka ndodhur shpesh herë gjatë merkatos me futbollistë që vetëm kanë marrë mijëra euro dhe janë larguar nga Vllaznia. Po ashtu asnjë zhvillim nuk ka për mesfushorin shkodran Alsid Tafili që aktualisht është pjesë e Partizanit. Në ditët në vijim do të shihet se çfarë do të bëhet me Morinën e Tafilin e po ashtu edhe me sulmuesi boshnjak Rovçanin.

Artikulli paraprakISH-GJENERALI SERB: ADEM JASHARIN E SPIUNONIN TË AFËRMIT
Artikulli tjetërI FTOHTI SIBERIAN PËRFSHIN EUROPËN, “NGRIN” KONTINENTI I VJETËR