Kuqeblutë kanë dalë pasditen e se enjtes ne seancën e parë stërvitore, ku Cungu ka zbuluar edhe planin e punës për ditët ne vijim.

Ne intervisten e tij për mediat Cungu është ndalur edhe tek mbledhja 5 orëshe e bordit të Vllaznisë. Sai takon, merkatos, Cungu është shprehur se shpreson të behen perforcimet e duhura, edhe pse pranon se në këtë drejtim Vllaznia është vonë.

Megjithatë në daljen e parë stërvitore Vllaznia nuk ka qenë e plotë ku kanë munguar disa futbollistë të cilët ende nuk kanë mbyllur bisedime me drejtuesit e klubit nëse do të firmosin për vazhdimësinë apo do të zgjedhin për të vijuar aventurën e tyre futbollistike diku tjetër cka do të ishte një humbje për vllazninë e cila ende nuk ka marrë formë.

Artikulli paraprak22 FUTBOLLISTË NË STËRVITJEN E VLLAZNISË
Artikulli tjetërGJARPRI SHKAKTON DEFEKT NË NJË KABINË ELEKTRIKE NË VERI