Ditën e sotme ka nisur në Prishtinë edicioni i garës ndërkombëtare në çiklizëm “Rrethi i Çiklistik I Kosovës 2018”.

Pjesëmarres në këtë evinement sportive janë 1 ekip nga Hollanda, 2 ekipe nga Bullgaria, 2 ekipe nga Maqedonia, 2 ekipe nga Shqiperia, 1 ekip nga Mali Zi dhe Kombëtarja e Kosovës.

Dy ekipet nga Shqipëria janë pikërisht Vllaznia dhe Skënderbeu. Ekipi shkodran përfaqësohet me 6 sportistë në këtë Tur dhe pikërisht, Bruno Kola,Astrit Kronaj, Alfons Rrashkadoli, Sion Gjoka, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla.

Trajneri Leonat Kola përpara nisjes është shprehur se objektivi i tij është një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë tur duke qenë se pjesmarrës janë ekipe me përvojë nga vende të tilla si Hollanda e Bullgaria.

Etapa e parë fillon sapo ka nisur, ajo me itinerar nga Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë në ora 10:00 e ne ditët në vijim do të ketë vendnodhje të ndryshme sa i përket këtij turi në qytete të ndryshme të Kosovës si Prishtina, Prizërieni, Gjilan etj.

 

Artikulli paraprakATLETËT E VLLAZNISË, NJË DEKADË KAMPIONËSH
Artikulli tjetërEDICIONI I DYTË I KUPËS “RAMADAN BIGZA”