Vllaznia prej dy ditësh na nisur fazën përgatitore në Ulqin, ambient ku janë akomoduar duket se i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme të ekipit. Traineri Ernest Gjoka po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë me ekipin ku përveç rikthimit të Xhevahir Sukaj tek Vllaznia ka firmosur edhe Sedat Berisha nga Maqedonia të cilët të dy kanë dalur në stërvitje dhe kanë arritur të përshtaten mjaft mirë me skuadrën.

Gjithësesi gjatë ditëve në vijim priten të tjera afrime tek ekipi kuqeblu por drejtuesit e klubit tregohen diskret në dhënien e emrave konkret pasi edhe vetë traineri Gjoka në deklaratën e tij të dhënë për media ditën e nisjes drejtë Malit të Zi u shpreh se do të jenë hermetik në dhënien e emrave pasi më parë kjo gjë ka penguar ardhjen e lojtarëve të piketuar siç ishte rasti i pësimit me malazezin Stefan Cicmil, pista e të cilit tashmë është mbyllur për një kalim të mundshëm tek Vllaznia. Të shumtë janë emrat e përmendur si afrime të dëshirueshme tek ekipi kuqeblu si Vila, Krasniqi e Malota apo ndonjë tjetër dhe mundesitë janë që ndonjëri prej këtyre futbollistëve të vishet kuqeblu.

Por Star Plus Tv mëson se Vllaznia aktualisht ka në fokus gjetjen e akordit me një mbrojtës të majtë dhe një qendërmbrojtës dhe pastaj për skuadrën shkodranë merkato e dimrit mund të quhet zyrtarisht e mbyllur . Por gjatë qendrimit 12 ditorë në shtetin fshqinj Vllaznia përveç fazës përgatitore do të synojë të bëjë të mundur edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore për të testuar ecurinë e ekipit pasi në 27 janar do të rifillojë kampionati dhe Vllaznia duhet të jetë gati për sfidat e rradhës për tu larguar nga zona e rrezikut dhe ringritur në tabelën e klasifikimit.

Artikulli paraprakFSHATI I NDARË MES SHQIPËRISË DHE SERBISË
Artikulli tjetërLUFTË TERRORIZMIT NË “SHKOLLAT” E SHKODRËS