
Pas disa ditësh pushimi, Vllaznia ka rikthyer motorët në punë. Futbollistët kuqeblu kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2026-2027.
Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit të tij teknik, skuadra është mbledhur sërish në fushën e Kompleksit “Hasaj” në Golem me synimin për të hedhur bazat e një sezoni sa më të suksesshëm. Seancat e para do t’i kushtohen kryesisht përgatitjes fizike, ndërsa më pas puna do të fokusohet edhe në aspektin taktik dhe krijimin e grupit. Në ditët në vijim pritet që t’i bashkohen edhe futbollistë të tjerë që do të afrohen gjatë merkatos verore, ndërsa drejtuesit e klubit vijojnë punën për plotësimin e organikës me elementët e kërkuar nga stafi teknik dhe trajneri Edi Martini.
Po ashtu, në program janë edhe disa ndeshje miqësore, ku e para është programuar këtë fundjavë, të cilat do t’i shëbejnë trajnerit Martini për të testuar gjendjen e skuadrës dhe për të krijuar formacionin që do të përfaqësojë Vllazninë në ndeshjet e para zyrtare të sezonit. Objektivi i kuqeblu mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese, që të luftojë për trofetë në arenën kombëtare dhe të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticionet ku do të marrë pjesë gjatë sezonit të ri.
https://youtu.be/rutWBtnYd-Y






