Vllaznia është nisur drejt Ulqinit për të zhvilluar një fazë të shkurtër përgatitore. Përpara nisjes trajneri i ri i kuqebluve Armando Cungu tha se është vonë por do të mundohet që ekipi të bëjë më të mirën.

I pyetur për merkaton tekniku Cungu tha se ka nisur për Vllazninë por nuk preferon lojtar me telefon siç mund të ketë ndodhur më përpara. Dita e enjte mund të shërbejë për ndeshje miqësore për Vllazninë por jo me Kukësin edhe pse kuksianët ndodhen në Ulqin. Vllaznia ka udhëtuar e plotë drejt Ulqinit për të zhvilluar këtë fazë të shkurtër përgatitore përpara rikthimit të ndeshjeve të Superligës.