
Tashmë është zyrtare, sulmuesi brazilian Kaina është futbollisti më i ri i Vllaznisë. 24-vjeçari u përfol ditët e fundit se do t’i bashkohej shkodranëve dhe gjithçka është bërë zyrtare sapo sulmuesi ka zbarkuar në Shqipëri.
Kaina është 24-vjeç dhe luan si qendërsulmues teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë ku realizoi dhe 7 gola.
Një vlerë e shtuar për Brdariç në sulm i cili tani më ka mundësi zgjedhje në repartin ofensiv. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Vllaznisë në ‘’Facebook’’.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=224198329714853&set=a.128225639312123&type=3






