Kanë përfunduar ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në 7 sfidat e orës 14:00 spikat fitorja 3-1 e Egnatias ndaj Kukësit, ndeshje që u luajt në Peqin.

Rrogozhinasit shënuan 3 gola njëri pas tjetrit, por goli i miqve hap kualifikimin për në turin tjetër, pasi verilindorët kanë mundësi ta përmbysin në ndeshjen e kthimit.

Partizani fitoi 1-0 në Lezhë ndaj Besëlidhjes, ndërsa Vllaznia nuk gabon në Pogradec. Po ashtu, edhe Laçi mjaftohet me një gol në berat ndaj Tomorit dhe Teuta në Peshkopi ndaj Korabit.

Artikulli paraprakBANORËT VOTUAN/ ÇIFTI QË DO TË GËZOJË TITULLIN Z. DHE ZNJ. PEMA ËSHTË…
Artikulli tjetërSËRISH NDRYSHIME NË QEVERI, RAMA EMËRON NJË GRUA SI ZV/MINISTRE E …